12 Nëntor, 2017

Të gjitha arsyet pse femrat beqare rendin pas burrave të martuar


Nëse i pyesni një mijë beqare nëse do të kishin marrëdhënie seksuale me një mashkull të martuar, rreth 999 prej tyre do të thonë “nuk ka shans!” Por, megjithatë, herët a vonë, shumë nga ato do ta bëjnë pikërisht atë gjë. Është vështirë të arrihet deri tek të dhënat e besueshme statistikore, por konsensusi i hulumtuesve në lidhje me tradhtinë është që, në ndonjë moment të jetës së tyre, rreth pesëmbëdhjetë deri njëzet për qind e femrave të pamartuara do të kenë aferë me një mashkull të martuar.

Pse ekziston një ndryshim i madh në mes fjalëve dhe veprave? A dëshirojnë femrat e pamartuara të lënë përshtypjen e “vajzës së mirë” në publik, dhe “vajzës së keqe” në shtrat? Ndoshta. Por mendojmë që ka shpjegim edhe më të mirë.

Femrat e pamartuara vërtet mohojnë, në mendje, të kenë seks me meshkujt që janë në martesë. Por, kur njohin një mashkull të caktuar të martuar, përnjëherë ndalen së menduari për të si për “njeri të martuar”, por e shohin si “mashkull tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cila ka një grua të tmerrshme.”

Kur femra njeh një mashkull të martuar me të cilin fillon të ndihet mirë, barrierat kanë tendencë për t’u zhdukur, shpesh pa u vënë re. Fillon me bisedat pa sherr për punë, dhe pastaj fillon zbulimi i gjërave për jetën personale, dhe kështu ndizen shkëndijat e flirtit. Vjen deri tek prekja e lehtë e duarve gjatë bisedës, pastaj ndalen për ndonjë pije pas punës, për të arritur deri tek rrëfimi që të dy janë frustruar me jetën e tyre seksuale. Dhe pastaj fillon edhe skena e parë aq shpesh nëpër filma, prekja e këmbëve nën tavolinë…Askush nuk ka planifikuar asgjë, por ka ndodhur. Dhe në javët apo muajt në vazhdim, ose ndoshta edhe një vit apo më shumë, jeta jetohet në ekstreme: prej periudhave të eksitimit intensiv, deri tek periudhat (më të shumta) të vetmisë, ndjenjës së fajit dhe frustrimit.

Në një moment të caktuar afera mbaron, dhe kjo zakonisht përfundon keq, ndoshta shumë keq. Dhe rrallë përfundon me martesë. Vetëm rreth tre për qind e të martuarve martohen me partneren e vet nga afera e dashurisë dhe martesat e tilla shpesh përfundojnë me ndarje (sepse thjesht të dy njerëzit nuk i besojnë njeri-tjetrit që do to jenë besnikë përsëri).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al