12 Tetor, 2017

Të gjitha historitë rozë të Dafina Zeqirit, nga Krenari tek Ledri, tek…?


Të gjithëve ju kujtohet në hapat e saj të parë në karrierë këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo kishte ardhur nga Suedia, që famën e saj ta arrinte në vendlindjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Me një stil të veçantë që ndryshonte nga shumë yje të njohura të ekranit, Dafina shumë shpejt arriti të bëhej njëra ndër këngëtaret më të kërkuara e më të pëlqyera në vend.

Por përveç sukseseve të shumta në karrierën e saj profesionale, ajo ka qenë mjaft e komentuar për jetën e saj private.

Dafina u përfol për lidhje të shumta, por ndër më të përfolurat ishin ajo me Krenar Çoçajn dhe  me reperin e njohur Ledri Vula, me të cilin edhe realizoi këngë. Për një kohë shumë të gjatë, Dafina ishte në lidhje me Krenarin të cilin e kishte edhe menaxher. Por çifti pas një konflikti të ashpër që kishin, vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.

Pas ndarjes nga Krenari, u përfol shumë se njëri shkak ishte pikërisht lidhja e Dafinës me Ledrin.Daffy e Ledri përveç lidhjes, ata publikuan edhe këngë së bashku.Ndërkohë qarkulluan zërat se Dafina kishte mësuar për tradhtinë që Krenari i kishte bërë me një modele kosavare që jetonte në Finlandë.Ish-i dashuri i Dafinës, Krenari tashmë përfolet për lidhjen e tij me bukuroshen Luana Vjollca. Por, lidhjet e Dafinës nuk përfunduan me kaq.

Ajo u përfol se ishte në lidhje edhe me reperin e njohur Bj Blunt, por që kjo u mohua nga vetë këngëtarja.

Fatos Bajqinofci, ishte një emër tjetër për të cilin u tha se ishte në lidhje me këngëtaren Zeqiri. Dafina ka shumë kohë që tani është duke jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare së fundmi kishte bërë publike lidhjen e saj me një djalë nga Republika Dominikane./Gazeta Express/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al