Nga aeroporti i Ataturkut në Stamboll janë publikuar disa pamje të çuditshme. Mediat turke raportojnë se një turiste e cila ishte nën efektin e alkoolit, është zhveshur nudo.
Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në banjën e terminalit për fluturimet jashtë vendit dhe nga atu ka dalë në sallën e udhëtarëve.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, duket se personeli i aeroportit ka ndërhyrë që të mbulonte gruan që ecte pa rroba veshur. Teksa lëvizte me vështirësi, një person mundohet që t’i vërë sipër xhaketën e tij.
Por në këtë moment gruaja e ngacmon me dorë, çka shkakton të qeshura në sallë. Ndërkohë pasi shëtiti për pak kohë nudo në aeroport, turistja u arrestua nga policia.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al