5 Maj, 2018

Të humbni 6 kilogramë në muaj me një injeksion? Shkenca thotë…


Një injeksion që ju ndihmon të bini ne peshë afërsisht, 6 kg në muaj, mësohet se po krijohet nga shkencëtarët britanikë.

Zbulimi, i emërtuar nga shkencëtarët e Imperial College London si trajtimi “më emocionues” i obezitetit, po testohet te njerëzit.

Testet kanë zbuluar se pacientët në mënyrë natyrale hanë 30% më pak ushqim pasi janë trajtuar me injeksionin hormonal i cili punon njësoj si një grup gastrit.

Sipas shkencëtarëve, ilaçi ka qenë mjaft i suksesshëm në testime sa disa prej pacientëve nuk ishte më nevoja të merrnin ilaçet e diabetit. Në testim u përfshinë 20 pacientë të cilët morën tre hormonet përmes ngjitësve dhe pompave për 28 ditë dhe rezultatet ishin mahnitëse.

Ata arritën të humbin nga 1 deri në 8 kilogramë, duke e bërë trajtimin po aq efektiv sa një operacion për të rënë në peshë. Zbulimi shumë shpejt do të botohet në revistat mjekësore. /Top Channel/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al