17 Shkurt, 2024

“Të ishe aktore në vitet 80’, quheshe k*rvë”- Roza Lati: Mami im hëngri një grusht vetëm sepse kishte blerë një…


Banorët e Big Brother VIP Albania shpesh ndajnë copëza nga jeta e tyre personale.

Së fundmi Roza Lati ka ndarë me Julian Deden një pjesë të rrugëtimit të saj të fëmijërisë, duke rrëfyer një episod dhune i cili i ka lënë trauma.

Teksa ndante historinë e saj, Roza u shpreh se kishte qenë dëshmitare si babai i saj kishte reaguar me agresivitet ndaj nënës së saj duke e goditur me grusht vetëm se kishe blerë një ibrik çaji pa e pyetur atë.

Ai e kishte goditur kaq fort sa që moderatorja tregon  se Rita ishte detyruar të lëvizte zvarrë nga kuzhina deri te dhoma e gjumit.

“Mami fshihet të nxirat që kishte nga dhuna kur i kërkonin foto në rrugë. Të ishe aktore në vitet 80’ ishe kurvë atë e ka përndjekur nami pa qenë. Ajo thoshte më quajnë kurvë pa qen edhe me burrin po u ndava do më shajnë më shumë  prandaj mua për opinion s’më plasë.

Ajo ka hëngër një grusht se kishte blerë një ibrik çaji pa e pyetur dhe u detyrua të ecte zvarrë.’-shprehet Roza 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al