4 Mars, 2021

Të jenë rikthyer bashkë? Ish e fejuara e konkurrentit të “Për’puthen” udhëton drejt Shqipërisë për…


Pak ditë më parë, ish e fejuara e njërit prej konkurrentëve të “Për’puthen”, Rinian Lekës, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype” për të folur për raportet që ka tani me 33-vjeçarin.

rinian leka (6)

Marsela pranoi se të dy kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie dhe se familja e Rinianit ka qenë familja e vërtet për të për tetë vite me radhë.

rinian leka marsela (1)

Ndër të tjera, shtoi se ende kontakton me kushërirat e Lekës, ndërsa me familjarët e tij është më e stepur. Megjithatë, mes saj dhe Rinianit tashmë ka vetëm miqësi dhe shumë vlerësim.

rinian leka marsela (2)

Por, një foto e fundit e publikuar në rrjet nga njëri prej opinionistëve të “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj, ka ngritur sërish dyshime se mes tyre nuk ka thjesht miqësi.

rinian leka marsela (4)

Opinionisti shfaqet krah Marselës, e cila ka ardhur në Shqipëri dhe sipas tij, ky veprim do të thotë më shumë se sa thjesht mbështetje.

rinian leka marsela (3)

Rinian, kjo e paska suportin me kosto të lartë, nga Italia në Shqipëri. Të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes të pandemisë nga Italia në Shqipëri?”, shkroi Meridiani krahas fotos me ish-të fejuarën e konkurrentit.

rinian leka marsela (1)

Megjithatë, ende nuk ka pasur një reagim nga Riniani në rrjete sociale.

rinian leka (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al