19 Nëntor, 2024

“Të kam gjetur nusen”/ Ish-banori i Big Brother tregon njohjen me bashkëshorten: Familjarët e saj s’donin që ne të martoheshim, thoshin “është i lidhur me Çiljetën”!


Ish-banori i Femra VIP, Valer Kolnikaj, teksa ka qenë i ftuar në një intervistë ka treguar sesi është njohur me bashkëshorten e tij me të cilën gëzon dy fëmijë tani.

Ai ka treguar se njohja e tyre ka qenë me shkuesi dhe si pasojë e saj ka lindur pëlqimi dhe dashuria mes tyre.

Isha 20 vjeç kur më thonin ta kam gjetur nusen. Isha student mjekësie kur babai më mori në telefon dhe më tha hajde në Malësi të shikosh vajzën për të cilën kemi folur. Cilën vajzë i thash, më lër rehat se kanë ndryshuar kohët, nuk mund ta marrë dikë që nuk e njoh. Po ti hajde njëhërë më tha se vajza është yll drite, do e shohësh dhe ka për të të  pëlqyer,” tregoi Valeri.

Ai shtoi se vendosi t’ja bënte qejfin babait të tij dhe shkoi ta shikonte Madalenën me të cilën më pas ra në dashuri me shikim të parë.

“Shkoj e shikoj tek kisha në zonën ku jetonte Madalena dhe ç’të shihja. Nuk të shihte syri njeri më të bukur. Zemra po më dilte nga vendi dhe akoma më del sot, se është njëri i bukur jo vetëm si pamje,” tha ai.

Ndër të tjera ish-banori i Femra Vip, tregoi se pas kësaj çifti hasën pengesa, një pjesë e njerëzve nuk donin që ata të martoheshin.

“Kishin arritur të ndikonin deri tek prindërit e nuses. U kishin thënë është njëri i televizionit, është i lidhur me Çiljetën, për këtë më kishte dalë nami atëherënë vend. Ndërkohë që unë thjesht kisha bashkëpunime.”

Më pas Valeri rrëfeu se arriti të bindte prindërit e Madalenës duke fituar zemrën e gjyshit të saj.

“Unë fitova zemrën e gjyshit, gjyshi po më kuptonte në çdo gjë në çdo situatë,” tha ai për emisonin “Një gotë rose”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al