Julian Deda dhe Roza Lati së fundmi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Çdo gjë vazhdoi kur moderatorja u shpreh se është qesharake që aktori ka bërë një reklamë të një produkti, ndërsa Juli i acaruar e ka akuzuar Rozën që i rreh qentë e saj pavarësisht se “shtiret” duke dalë në television për të mbrojtur të drejtat e kafshve.
Nga ana tjetër Roza tha që e ka gjuajtur me shpullë për ta disiplinuar pasi ka pasur frikë që i hidhet ndonjë fëmije dhe e lëndon atë.
Pjesë nga debati:
Roza: Ti e bërë reklamë një ilaçi që është për prostatën
Juli: Aty kam marrë parat unë
Roza: Më ka ardhur me qesh, dhe kam dashur të dijë, po ti që je homofob dhe të bësh reklam ilaçin e prostatës a nuk është qesharake.
Juli: Po ik o Roz me këtë provokime. Ma sqaro pak për qent që i rreh rrugëve që del dhe i mbron nëpër televizor dhe pastaj i rreh rrugëve. Qenin tënd Sashën e shkretë.
Roza: Ej nuk jeton Sasha kujdes. Un e kam pat fëmijën tim atë.
Juli: Ti kur flet për dhunë duhet të kuptosh që ti i ke dhunuar kafshët
Roza: Kafshët nuk dhunohen kafshët disiplinohen
Juli: Ti e ke rrahur kafshën për ta disiplinuar? Unë nuk e kam rrahur qenin tim.
Roza: I kam gjuajtur me shpullë se normal kur i hidhet fëmijës se do ti marrë topin, normalisht që do ti gjuaj me shpulla
Juli: Të kam parë rrugës dhe nuk ju hodhë as fëmijës dhe asnjë gjë. Posht te lagja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al