29 Mars, 2021

“Të kishim bërë seks…”- Robert Berisha tregon të vërtetën e “lidhjes” me modelen italiane, zbulon çfarë bën kur Rene vendos këngët e Tuna Sejdiut në makinë


Para pak kohësh, Robert Berisha u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të pozave hot me modelen italiane seksi, Maria Bove.

robert berisha

I pyetur se çfarë ka mes tyre, teksa ishte i ftuar tek “E Diell”, Roberti tha: “Asgjë! S’kam qenë në asnjë intervistë dhe s’kam folur për këtë punë se s’ka pas asgjë aty. Thjesht jemi miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ka ardhur për punë në Kosovë.

maria bove robert berisha (1)

Atë puthjen ajo e ka hedhur në Story dhe unë s’kam pasur bateri dhe e kam parë të nesërmen. Po ta kisha parë do i kisha thënë ta fshinte. Të kishim bërë seks njeriu e nxjerr në Story dhe bëhet e madhe, bëhet bujë, por për një puthje…”, – u shpreh Berisha duke i “vënë kapakun” të gjitha thashethemeve.

maria bove robert berisha (4)

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, këngëtari nuk ka bërë publike asnjë romancë të re dhe i është përkushtuar plotësisht vajzës së tij, Renes.

robert berisha (3)

I kam dhënë aq shumë dashuri Renes, sa nuk kam më dashuri, jam harxhuar. Palestrën e bëj për shpirtin tim që kur të bëj dush të shihem në pasqyrë e të kënaqem.

jessica kadiu, robert berisha, maria bove (9)

Në kohën e lirë, Rene ka qejf të bëjë xhiro me makinë me mua. Ajo vë albumin e Tunës, të riun. Muzikën e mirë e dëgjoj dhe e kam thënë që ai album ka qenë shumë i mirë. Rene dëgjon këngë të huaja dhe këngën e festivalit të Elvanës”.

robert berisha renee nora istrefi (4)

I pyetur nëse me vëllain e tij ka pasur ndonjëherë konflikt “për para apo për gra“, Roberti ka thënë se nuk ka pasur probleme të tilla me vëllain e tij.

miriam cani soni malaj tuna sejdi (3)

Të them të drejtën as për para e as për gra, nuk kam pasur ndonjëherë konflikt me vëllain tim. Ajo që ka ndodhur në atë kohë, po e them këtu për herë të parë, ka qenë puna e mamit tim.

tuna sejdi, patris berisha (4)

Jo vëllai, po kushdo me qenë, edhe vajza ime që e dua më së shumti në botë, kur është problemi në raport me mamin tim e cila tash nuk është gjallë, por sa ka qenë nuk kam pasur qejf t’ia prishë askush tymin e duhanit”,- tha Roberti.

robert berisha (4)

Ai ka thënë se ka pasur një lidhje të veçantë me nënën e tij, e cila nuk ka shumë kohë që ka ndërruar jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al