15 Mars, 2022

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim”/Kim Kardashian komenton në postimin e fundit të Kanye West, por çfarë e revoltoi kësaj radhe?!


Pa diskutim drama “Kim dhe Kanye” ende vazhdon edhe pas dicorcit të tyre.Kjo sepse Kanye nuk e pranon dot faktin që tashmë ish-gruaja e tij ka krijuar një romancë dashurie me Pete Davidson dhe hedh pretendime se ajo nuk e lejon të takojë fëmijët e tyre.

Kim ende po qëndron e heshtur përballë këtyre akuzave, duke shijuar romancën e saj me Peten dhe shoqërinë e fëmijëve të saj.

Megjithatë, duket se durimi i saj tashmë ka sosur!

Në një postim të publikuar në faqen e reperit gjatë ditës së djeshme, ylli i “The Keeping up with the Kardashian”i shkroi se duhet të ndalonte përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë,” komentoi themeluesja e “KKW Beauty” në postimin e fundit të reperit.

Kardashian, la komentin disa minuta pasi West postoi një foto të çantës së shkollës së vajzës së tyre 8-vjeçare North ku brenda saj shfaqeshin me figura të portreti të prindërve të saj dhe një aliene.

“Kjo ishte në çantën të vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar”, shkroi interpretuesi i “Gold Digger” në mbishkrimin e fotos.

“Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy Zoti është ende gjallë”, tha reperi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al