28 Prill, 2021

“Të ndjesh se dikush të do është gjëja më e rëndësishme”- Si rrallëherë, Jay-Z flet për fëmijët dhe marrëdhënien me Beyonce


Bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z, rrallë jep intervista, kështu që kur flet për jetën dhe familjen, të gjithë dëgjojnë.

beyonce (1)

Reperi kohët e fundit bisedoi me “The Sunday Times” (përmes Zoom) për të promovuar partneritetin e tij me “Puma” dhe foli për jetën në karantinë me gruan e tij Beyonce, vajzën e tyre 9-vjeçare, Blue Ivy, dhe me binjakët Rumi dhe Sir, shkruan “Sunday Times”.

beyonce (4)

Në fillim ishte koha për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim, të përqendroheshim te familja dhe te të qenit së bashku; të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”,- u shpreh Jay Z për për periudhën e karantinës.

beyonce (1)

Mendjemprehtësia e ndihmoi Jay-Z të bëhej miliarderi i parë i hip-hopit, sipas “Forbes”.

Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, duket se nuk ka asgjë që nuk di të bëjë.

beyonce (2)

Blue Ivy u bë një nga fitueset më të vogla të çmimit “Grammy” këtë vit.

Presionet e të pasurit dy prindër artistë mund të jenë të mëdha mbi fëmijët, por Jay-Z tha për “Sunday Times”:

beyonce 1

Të ndjesh se dikush të do është gjëja më e rëndësishme për të cilën një fëmijë ka nevojë?”. Nuk ka të bëjë me gjëra të tilla si: ‘Këtu është ky biznes që do të të dorëzoj dhe që po e krijoj për ty,” tha ai.

beyonce.jpg2

51-vjeçari tha se është shumë i vetëdijshëm për trashëgiminë që fëmijët e tij mund të kenë, por ai dhe gruaja e tij kanë një plan.

Beyonce-and-Jay-Z-770x439_c

Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”,- u shpreh Jay Z.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al