30 Prill, 2021

“Të nxjerrësh qumësht nga cjapi”- Ja momenti i sikletshëm i Dojna Memës në fshat


Dojna Mema dhe partneri i saj, Vlashent Sata, vendosën që ditën e djeshme ta kalojnë në fshat.

dojna mema (2)

Gjatë kësaj kohe, dyshja ka marrë iniciativën të provojë diçka të re, siç është mjelja e dhive.

dojna mema (1)

Mirëpo, Dojnës nuk i ka ecur mbarë dhe në vend të një dhie, tentoi të milte një cjap.

Eksperienca e gjatë në fshat më bëri të mos dalloj cjapin nga dhia”, shkroi moderatorja krahas videos së postuar në Instagram.

dojna mema (8)

Të njëjtën video ajo e ripostoi në Instastory dhe këtë herë, e mbishkroi me: “Të nxjerrësh qumësht nga cjapi”.

dojna mema (2)

Dojna dhe Vlashenti, të cilët kanë më shumë se tre vite bashkë, tashmë publikojnë video e foto të shumta në rrjetet e tyre sociale.

dojna mema (4)

Dyshja e ka çuar lidhjen në një tjetër nivel, pasi prej pak kohësh kanë nisur edhe bashkëjetesën.

dojna mema (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al