20 Mars, 2024

“Të paedukatë…”/ Krisja e miqësisë së Meritonit dhe Romeos në “BBVIP”, Arber Hajdari reagon ashpër: Si ju nuk kam parë, ju qofshi


Pas krisjes së miqësisë disa vjeçare të Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, debatet mes djemve kanë qenë të shumta.

“Ti merresh me gratë e shokëve jashtë jo unë bobi”, ishte deklarata e Meritonit që bëri bujë në rrjetet sociale, duke nënkuptuar çiftin e njohur të showbizit shqiptar, Eglit Doda dhe Klea Huta.

Po flet me Elgitin dhe Klean? Do japësh llogari kur të dalësh jashtë”, tha Romeo, ndërsa tha se moderator ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe opinionisti i “BBVIP”, Arber Hajdari i cili tha se është turp që dy djemt përmendin nderet që ia kanë bërë njëri-tjetrit jashtë shtëpisë, megjithëse Romeo dhe Meritoni nuk e lanë atë ta cvonte fajlën e tij deri në fund.

Ne ju dëgjojmë këtu 6 orë dhe nuk ju ndërpresim kurrë.  Më të paedukatë se ju që ndërprisni dhe nuk lini të flasim nuk kam parë, ju qofshi”, iu drejtua opinionisti dy djemve.

 

Pjesë nga biseda:

Romeo: Ky më ka prekur familjen more, a je normal?

Arber Hajdari: Asnjëri nuk del më burrë se tjetri duke nxjerrë të palarat e njëri-tjetrit, duke treguar se hëngër bukë në shpiat e njëri-tjetrit, apo duke treguar sesi e keni ndihmuar njëri-tjetrin jashtë

Romeo: Është shprehje shqiptare. Shqiptari e ka që kur fut dikën në shtëpi nuk mund të sillet si ky

Arber Hajdari: Romeo ti nuk e dëgjon fjalën time deri në fund. Ajo që them më shumë rëndon mbi Meritonin

Romeo: Ok

Arber Hajdari: Ne ju dëgjojmë këtu 6 orë dhe nuk ju ndërpresim kurrë.  Më të paedukatë se ju që ndërprisni dhe nuk lini të flasim. Si ju nuk kam parë, ju qofshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al