12 Mars, 2022

“Të pasigurta dhe urryese”-Enca Haxhia revoltohet ndaj ndjekësve: Ishi, i dashuri dhe burri juaj i ardhshëm janë në mesazhet e mia duke më…


Këngëtarja Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj private si dhe pushimet e shumta që ajo bën.

Së fundmi ajo ndodhet në Afrikë duke shijuar pushimet e saj. Por në një foto të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit për përdorimin e photoshpit.

Këngëtarja ka vendosur t’u përgjigjet komentueseve, të cilët ajo i quan “femra të pasigurta dhe urryese”. Nëpërmjet një statusi në Instastory ajo shkruan:

“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë në DM-in tim duke më pyetur për tu ulur në fytyrën e tyre. Faleminderit”

 Kujtojmë se komentuesit i vunë në dukje këngëtares përdorimin e fotoshopit në foton e postuar nga pushimet në Afrikë, ku ajo kishe modifikuar format e saj duke zvogëluar belin dhe tek pjesa e këmbëve i ka bërë të duken më të holla.

‘’Enca qënke deformuar krejt nga photoshopi, ça je tu bo non kshu’’, ka shkruar një nga komentuesit në postimin e Encës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al