3 Nëntor, 2020

Të përqafuar, Miriam Cani publikon portretin më të ëmbël të Ameli dhe Duam


Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Çifti publikojnë shpesh herë imazhe të fëmijëve në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, këngëtarja ndau një imazh të ëmbël të fëmijëve, teksa Ameli përqafon vëllain e saj të vogël në ballkon.

Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti, vetëm disa muaj pasi prindërit e tyre kurorëzuan dashurinë në martesë.

Çifti i kanë dedikuar edhe një këngë të birit “Duamë”, që u publikua para se ai të vinte në jetë.

Ndërsa vajzës, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, i kanë kushtuar këngën “Dhurata”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al