4 Qershor, 2022

“Të presësh damarët…”/ Dikur të dashur, çfarë mendon Young Zerka për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision


Young Zerka ka komentuar performancën e ish të dashurës së tij, Ronela Hajatit në Eurovision.

Teksa u pyet nga gazetari, ai nuk dha shumë detaje, por tha se i është bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në festivalin europian.

“Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqipatrët këto gjëra. Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision. -tha ai për “T7.”

Kujtojmë që Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite, por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë, dhe ky fakt ka nevrikosur Zerkën nga Korça, pasi nuk i dalin llogaritë për lidhjen e saj të re, kur e njohur dhe kur e bëri këngën. Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur disa herë në mediat rozë për jetën e saj private.

Ronela Hajati në vitin 2020 konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes 5- vjeçare me Young Zerkën. U fol se këngëtarja nuk e kishte përjetuar mirë ndarjen nga partneri i saj. Pas shkëputjes, ajo publikoi një video teksa udhëtonte me makinë në rrugët e Prishtinës nën tingujt e këngës “No ordinary love”, ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Bosh”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al