30 Prill, 2022

Të qeshura në sallën e gjyqit/ Avokati i Amber Heard pyet truprojën e Johnny Depp për organin gjenital të aktorit


Gjyqi i  aktorit të njohur Johnny Depp dhe ish- bashkëshortes së tij, Amber Heard, i cili tashmë ka bërë zhurmë kudo nëpër botë vazhdon ende me seancat ku çdo ditë dalin detaje të reja.

Në një seancë gjyqësore të fundit, Johnny Depp nuk i mbajti dot të qeshurat, pasi truproja i tij u pyet nëse e kishte parë ndonjëherë organin gjenital të aktorit.

Në një dëshmi në “Zoom”, Malcolm Connolly – i cili ende punon për aktorin – u pyet nga avokati i Heard nëse është e vërtetë apo jo që Depp po urinonte në hollin e shtëpisë që ai dhe aktorja morën me qira në vitin 2015 gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Connolly pranoi se kishte dëgjuar zhurma nga brenda shtëpisë dhe kur hyri, e pa Johnny Depp në holl.

“Dhe Depp po përpiqej të urinonte në holl, apo jo?”, iu drejtua pyetja, të cilës Connolly u përgjigj: “Jo”.

“Depp e kishte nxjerrë organin gjenital apo ajo”, vazhdoi avokati.

“Mendoj se do të më kujtohej po të kisha parë p*nisin e Depp”, tha truproja duke duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Incidenti i supozuar i urinimit është ajo që mendohet se ka nxitur një sherr mes çiftit që më pas rezultoi në prerjen e një pjese të gishtit të Depp.

Çfarë deklaroi Depp në dëshminë e tij për ngjarjen?

“Kam kapur një shishe vodka dhe një gotë”, tha më parë Depp në gjykatë. “Ajo nuk ishte askund. I mbusha vetes dy ose tre gota vodka, shija ime e parë e alkoolit e kishte pas shumë kohësh. Ajo zbriti në lokal dhe më gjeti atje dhe filloi të bërtiste, ‘Oh, po pi përsëri! Ti je një përbindësh!’ Ajo u afrua drejt meje dhe kapi shishen e vodkës dhe u ndal dhe e hodhi mbi mua. Më kaloi në kokë dhe u përplas pas meje. Ajo hodhi shishen tjeter te madhe drejt meje e cila u thye kudo. Nuk e ndjeva dhimbjen në fillim – ajo që ndjeva ishte nxehtësi dhe diçka që më rridhte në dorë. Shikova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë. Po shikoja drejtpërdrejt kockat e mia që dilnin jashtë dhe pjesa e mishit… gjaku po derdhej. Nuk e di se si ndihet një krizë nervore, por kjo është më e afërta që e kam ndjerë ndonjëherë. Asgjë nuk kishte kuptim. E dija në mendjen dhe zemrën time se kjo nuk është jeta. Askush nuk duhet ta kalojë këtë.”- tha aktori. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al