2 Prill, 2022

“Të raft pika”/ Shakaja e ‘tepruar’ e Greta Koçit me mamanë për 1 prill


Një nga gënjeshtrat e personazheve publike që bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme me rastin e 1 prillit është ajo e Greta Koçit për nënën e saj.

“Babi aty është? Kam një lajm të mirë për t’iu dhënë. Sot në mëngjes kam marrë një qen, një qenush.”-thotë gjithë lumturi Greta që pasohet nga një përgjigje shumë e ftohtë e nënës së saj që duket se nuk i ka aspak qejf kafshët.

“Seriozisht e ke? Po më jep lajm të mirë për qenin ti mua? Po për çfarë e doje? Që mos të vija unë aty?”- i kthehet e revoltuar mamaja këngëtares, e cila për ta bërë edhe më tragjike situatën i thotë: “Nuk është qenush me qime si i Enit, është Pitbull.”

“Pitbull?!! U të raft pika, të raft! Edhe më keq akoma…”- përgjigjet nëna e Gretës.

 

@greta_koci Gezuar 1 Prillin ? Mami im dhe Pitbulli #funny #humor #gretakoci #albania #1prilli #pitbull ♬ original sound – Greta Koci

Videoja ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjetet sociale duke marrë mijëra pëlqime dhe komente.

Greta pak kohë më parë zbuloi se është martuar me partnerin e saj dhe jetojnë së bashku në Vjenë. Këngëtarja është treguar kategorike kur ka thënë se nuk do që të zbulojë identitetin e tij pasi “nuk është person publik dhe nuk dëshiron të ngatërrojë jetën personale me profesionale”.

Ajo po ashtu ka shprehur dëshirën për tu bërë nënë ndonëse ka pohuar se nuk është shtatzënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al