3 Prill, 2022

“Të rinjtë koreanë duhet t’i shërbejnë vendit”/ Grupi i njohur BTS largohet nga muzika për t’ju bashkuar ushtrisë


Grupi muzikor më i madh në botë, BTS, do të largohet nga skena për një vit e gjysmë për të shërbyer në ushtrinë e Koresë së Jugut.

Ambasadori i Koresë së Jugut në Britaninë e Madhe tha se anëtarët e grupit K-Pop kanë të njëjtin detyrim si gjithë të tjerët për të mbrojtur vendin e tyre, shkruan TMZ.

Koreja e Jugut kërkon që meshkujt e moshës 18 deri në 28 vjeç të shërbejnë për të paktën 18 muaj në ushtri. Ambasadori tha: “Është shumë e pritshme që të rinjtë koreanë t’i shërbejnë vendit dhe ata anëtarë të BTS janë modele për shumë koreanë të gjeneratës së re.” Ai nuk dha një afat kohor se kur do të thirret grupi në detyrë.

Kjo risjell historinë e Elvis Presley-t, i cili në kulmin e popullaritetit të tij në vitet ’50 u bashkua me ushtrinë. Ai ishte në gjendje të rifillonte karrierën e tij pasi shërbeu, por jo në nivelin që ishte më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al