Zakonisht disa ushqime janë zgjidhja e lehtë kur jemi të uritur, pasi janë të lira, shumë të shijshme dhe, pavarësisht paralajmërimeve shëndetësore, mbeten gjerësisht të disponueshme dhe të gatshme për t’u ngrënë
Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me një rrezik më të lartë të kancerit të gojës, fytit dhe ezofagut, ndërsa mbipesha mund të mos jetë i vetmi faktor që i lidh këto ushqime me kancerin, sipas një studimi.
Kjo kategori ushqimesh përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, biskota, krofna, ushqime të gatshme dhe patate të skuqura. Rreziku i ushqimeve të hiper-përpunuara qëndron në mënyrën komplekse të përgatitjes së tyre, por edhe në përbërësit e tyre, si maltodekstrina, vajrat e hidrogjenizuara dhe niseshteja e modifikuar, por edhe aditivët, si emulsifikuesit, aromatizuesit, ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit artificialë.
Si rezultat, ata shpesh zëvendësojnë ushqime më ushqyese, të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht në një dietë të ekuilibruar.
Disa studime kanë identifikuar një korrelacion midis konsumit të këtyre ushqimeve dhe kancerit. Meqenëse shumë nga këto ushqime kanë një profil të pashëndetshëm ushqimor, shkencëtarët në këtë studim u përpoqën të përcaktojnë nëse lidhja midis konsumimit të tyre dhe kancerit të kokës, qafës dhe ezofagut mund të shpjegohet me një rritje të yndyrës në trup.
Obeziteti nuk është shkaku i vetëm
Hulumtimi tregoi se ngrënia e 10% më shumë ushqime ultra të përpunuara lidhej me një rrezik 23% më të lartë të kancerit të kokës dhe qafës dhe një rrezik 24% më të lartë të adenokarcinomës së ezofagut.
Megjithatë, rritja e yndyrës në trup shpjegoi vetëm një përqindje të vogël të lidhjes statistikore midis konsumit të këtyre ushqimeve dhe rrezikut të zhvillimit të këtyre kancereve.
Autorët theksojnë se mekanizma të tjerë mund të shpjegojnë lidhjen, të tilla si aditivët, duke përfshirë emulsifikuesit dhe ëmbëltuesit artificialë, si dhe ndotësit nga paketimi i ushqimit dhe procesi i prodhimit.
Ata theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të identifikuar mekanizmat e tjerë që mund të shpjegojnë marrëdhëniet e vëzhguara
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al