3 Nëntor, 2017

Të zhgënjyer nga Shqipëria/ Jeta e re e fëmijëve të Shpëtim Saraçit, ja sa kanë ndryshuar


Vetëm pak muaj kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi u dha miqve lajmin e largimit i zhgënjyer nga Shqipëria. Kompozitori dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi janë vendosur në Staten Island në SHBA.

Ndërkohë që jeta e tyre e re ka filluar me angazhime profesionale edhe jashtë Amerikës, edhe për fëmijët e tyre është hapur një dritare e re mundësish, eksplorimesh dhe sfidash që sjell jeta në një vend aq të madh sa Amerika.

Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.  Vajzën e tyre Erën e cila nga një vogëlushe dikur, sot është bërë një zonjushë shumë e bukur e kemi parë teksa është aktive në rrjetet sociale.

Në Instagramin e saj mund të shihni shumë fotografi nga jeta e re e tyre në Amerikë. Në disa fotot të publikuara sot ajo na prezanton edhe me vëllain me të vogël.

Para pak ditësh u mësua se kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi, janë duke u angazhuar në aktivitetet artistike në rrethin e shqiptarëve që jetojnë në tokën amerikane./Panorama Plus/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al