23 Mars, 2021

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi i japin fund romancës? Ja detajet që kanë ngritur dyshime


Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi ishin një ndër çiftet e “Për’puthen” që shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut.

Kjo sepse ata u bënë bashkë jashtë emisionit pavarësisht se gjithçka nisi aty brenda.

Pasi Tea doli me Andi Shehun nga programi, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin. Ndonëse u kritikuan pafund, dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë e të publikonte foto e video nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjete sociale.

tea trifoni beart rexhepi (3)

Pak ditë më parë, çifti udhëtoi drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me motrën e Teas dhe me shokun e saj të ngushtë, si dhe me motrën dhe nënën e Beartit.

tea trifoni beart rexhepi (3)

Mirëpo, dyshja nisi të hidhte thumba për njëri-tjetrin në Instastory, duke ngritur dyshimet se nuk janë më bashkë.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

Ishte Tea ajo që ndau me fansat faktin se nuk ishte e lumtur momentalisht dhe se nuk e ka festuar ditëlindjen, sepse mendon që ditëlindjet e saj janë të mallkuara.

tea trifoni beart rexhepi (1)

Ndërsa Bearti nga ana tjetër, publikoi një status, ku shkruhej:

Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

tea trifoni beart rexhepi (1)

Dyshja gjithashtu kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram, përveç atyre të biznesit.

tea trifoni beart rexhepi arber aruci (8)

Ata nuk ndiqen më, duke nënkuptuar se nuk janë më çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al