Tea Trifoni ka zbuluar sot se ka vetëm tre muaj e lidhur me djalin misterioz, identitetin e të cilit nuk do ta bëjë publik. 23-vjeçarja u surprizua nga partneri i saj me një buqetë të madhe me trëndafila që i erdhi në studion e “Goca dhe Gra”.
Partneri i Trifonit ishte treguar i kujdesshëm që në mes të buqetës të vinte dy trëndafila të kuq, që simbolizojnë dashurinë dhe që janë numër çift, ndërkohë që rreth tyre kishte vetëm trëndafila të bardhë.
Krahas buqetës, Trifoni mori edhe një pusullë, në të cilën shkruhej: “Shpirt, suksese”.
Tea tha se është ende duke e njohur personin që ka në krah, ndërsa javën e kaluar ajo tha:
“Është një djalë që unë po e njoh, shumë i mirë është deri tani. Tek fotoja në ashensor nuk doja të tregoja të dashurin, por doja të tregoja se si po gërmonte në çantën time.
Po, jam në një lidhje. Tani së fundmi jam njohur me të. Jemi akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindjeje. Ishim aty rastësisht. Unë nuk e njihja të zotin e ditëlindjes, as ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes. Ishim të dy të përjashtuar nga grupi, dhe u bashkuam bashkë dhe kështu mbetëm bashkë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al