26 Maj, 2022

Telashe për Kevin Spacey/ Aktori i njohur akuzohet për sulm seksual ndaj tre burrave


Aktori i njohur Kevin Spacey është akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për sulme seksuale ndaj tre burrave.

Ai u paraqit këtë të enjte në një gjykatë në Manhattan për të dëshmuar në një padi të veçantë për sulm seksual të ngritur kundër tij në Nju Jork, por pas hetimeve dolën në dritë katër akuza të reja.

Sipas “New York Post”, Porkuroia ka zbuluar se fituesi i çmimit Oskar, është përballur gjithashtu me një akuzë për “detyrim personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa dëshirnë e tij”.

Incidentet e supozuara ndodhën në Londër midis marsit të vitit 2005 dhe gushtit 2008, dhe një tjetër në Anglinë perëndimore në prill 2013. Ndërsa viktimat e supozuara janë të gjithë tani në të 30-at dhe 40-at e tyre. Akuzat në Mbretërinë e Bashkuar rrjedhin nga një hetim provash i mbledhur nga policia Metropolitane.

Spacey u shfaq të enjten në mëngjes në gjykatën federale të Manhattan për një seancë dëgjimore në një padi civile që rrjedh nga akuzat e aktorit Anthony Rapp se  Spacey e ngacmoi seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç .

“Ai më mori ashtu si një dhëndër merr nusen mbi prag,” tha Rapp për BuzzFeed News në 2017, duke vënë në dukje se dyshja kishin qenë vetëm në një dhomë gjumi.

“Por unë nuk doja të largohesha fillimisht, sepse isha si, “Çfarë po ndodh?” Dhe pastaj ai shtrihet mbi mua. Ai po përpiqej të më joshte. Isha i vetëdijshëm se ai po përpiqej të lidhej me mua seksualisht.”

Në atë kohë, Spacey tha se ishte “mëse i tmerruar” nga deklarata e Rapp dhe tha se nuk e mbante mend takimin.

“Por nëse do të sillesha siç përshkruan ai, i detyrohem atij faljen më të sinqertë për atë që do të kishte qenë sjellje e papërshtatshme në gjendje të dehur”, tha Spacey.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al