18 Dhjetor, 2017

Telenovela e parë shqiptare, rikthehet ‘’Njerëz dhe fate’’?


Aktorja e teatrit dhe regjisorja Eni Jani ka qenë e ftuar në emisionin e paradites “Kush vjen për drekë”  ku ka gatuar recetën tradicionale, por edhe ka treguar më shumë rreth karrierës së saj. Si një nga personazhet kryesore të telenovelës së parë shqiptare ‘’Njerëz dhe fate’’ ajo ka kujtuar edhe atë periudhë të jetës duke dhënë madje edhe një lajm të mirë për publikun.

Duke qenë se kanë qenë të shumtë ata që kanë dëshiruar ta rishohin telenovelën ajo ka thënë se stafi dhe RTSH po mundohet ta sjellë sërish në ekran. Edhe më herët, aktorja është shprehur se do ishte mirë që RTSH t’i kthehej prodhimit të serialeve shqiptare, që kanë patur shumë sukses.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al