27 Maj, 2022

“Telenovelë turke e mërzitshme!” Monika Lubonja shpërthen ndaj Borës dhe Donaldit: Po bëhet marketing dhe ne u shkojmë mbrapa


Teksa raporti Donald Veshaj-Bora Zemani është qendra e vëmendjes së mediave rozë që prej tetorit të vitit të kaluar, Monika Lubonja duket se është lodhur nga kjo histori.

Edhe pse aktorja e mbylli “Big Brother VIP” me marrëdhënie shumë të mira me Donaldin, së fundmi nuk i ka shprehur kritikat dhe ka bërë disa deklarata të papritura. Në një intervistë në “Mirage”, ajo u ndal te trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, duke thënë se mes këtyre dy të fundit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-showt.

“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”.-tha ajo.

Mirëpo, Monika u shpreh se Bora dhe Donaldi po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.

Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha ajo duke shtuar se “Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin.”

Nuk dimë të themi nëse raporti mes Monikës dhe Donaldi është lëkundur së fundmi, por pas këtyre deklaratave me siguri nuk do jetë më njësoj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al