17 Shkurt, 2021

“Temperaturë dhe dhimbje therëse e kockave”- Fjoralba Ponari infektohet për herë të dytë me Covid-19! Ja si është gjendja e saj shëndetësore


Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me koronavirus dhe këtë e ka zbuluar mbrëmjen e djeshme nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

fjoralba ponari (5)

Moderatorja ndau me të gjithë rezultatin e testit, ku shkruhej pozitiv.

Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”, shkroi ajo fillimisht.

fjoralba ponari (7h)

Ajo realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët donin të dinin se si ishte kjo eksperiencë për të dhe si ndihej.

fjoralba ponari (2)

Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?”- shkruante një ndjekës.

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe,”- u përgjigj moderatorja.

fjoralba ponari (6)

Në një tjetër Instastory ajo tregoi edhe simptomat:

Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi ‘i’ i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.

fjoralba ponari (8)

Një pyetje tjetër lidhej me diferencën kohore nga infektimi i parë me këtë të dytin, së cilës Fjoralba iu përgjigj:

Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar… kështu që i bie të paktën shtatë muaj nga infektimi i parë”.

fjoralba ponari (7)

Ponari tregoi edhe se ç’do të ndodhë tani me emisionin që drejton “Më thuaj një dëshirë”.

Emisioni ka ndaluar regjistrimet (ku është realizuar 99% e tij) që në mes të dhjetorit. Mbylljen, kismet kur të shërohem… por kemi ende shumë javë e surpriza për të transmetuar, para finishit,”- zbuloi ajo.

fjoralba ponari (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al