19 Shkurt, 2022

TEST/ Çfarë partneri jeni?


Çfarë partneri jeni në dashuri? Me fantazi, trasgresiv, i ëmbël, bujar, konkret… Për ta kuptuar mjafton të bëni testin tonë psikologjik…Një burrë i panjohur, simpatik, ju afrohet në rrugë dhe ju shkel syrin. Mendoni:

A. “Sa keq, jam e zënë”

B. “S’ka asgjë të keqe. Shpresojmë që të më flasë vetë i pari…”

C. “Më mirë të mos ia var”

D. “Pa të shohim si do të shkojë ky muhabet”

 

Partneri ju propozon të bëni një çmenduri. Mendoni për:

A. Një fundjavë romantike në Paris

B. Një set fotografish me sfond të nxehtë

C. Një ditë në një park lojërash

D. Një festë e organizuar për ju

 

Marrëdhënia seksuale duhet të jetë:

A. E gjatë dhe shpërblyese

B. E shkurtër dhe e fortë

C. E ëmbël dhe çlodhëse

D. E paparashikueshme

 

Nga partneri njeh me siguri:

A. Dashurinë e madhe që ka për ju

B. Çdo centimetër të trupit të tij

C. Mënyrën se si mendon

D. Nervat e tij

 

Nuk do të duroje kurrë te një burrë:

A. Heshtjen dhe mungesat

B. Kërkesat për besnikëri

C. Këmbënguljen dhe mungesën e taktit

D. Racionalitetin në çdo gjë

 

Që t’ju bëjë për vete partneri duhet të jetë:

A. Shumë romantik

B. I vendosur dhe konkret

C. Bindës, por i kujdesshëm

D. I ngrohtë dhe pak i çmendur

 

Për ju çdo ndarje nga i dashuri është: 

A. Një torturë e vërtetë

B. Lehtësim

C. Një ilaç i vërtetë

D. Një rast që shton më shumë dëshirën për të

 

Arma juaj joshëse është:

A. Ëmbëlsia e tij

B. Një joshje e nxehtë

C. Ngurrimi juaj

D. Fantazia kreative

 

Merrni një dhuratë që nuk ju pëlqen:

A. Bëni sikur ju pëlqen

B. Nuk prisnit ndonjë gjë më të mirë

C. E falenderoni pa shumë entuziazëm

D. Thoni se nuk ju pëlqen

 

Do të bënit një aventurë vetëm për…

A. Dashuri

B. Dëshirë

C. Dëshpërim

D. Kuriozitet

 

Vlerësimi që ushqeni për veten varet kryesisht nga:

A. Gjykimi që keni për veten tuaj

B.  Agresiviteti

C. Durimi dhe qëndrueshmëria juaj

D. Fantazia dhe dëshira për t’u përmirësuar

 

Nuk duroni femrat që janë:

A. Me shumë iniciativë dhe të ekzagjeruara

B. Shumë serioze dhe të ftohta

C. Shumë të dukshme

D. Shumë të mërzitshme, monotone dhe të parashikueshme

 

Gjatë një feste herë pas here ai ju shikon ëmbël. Për të ngacmuar interesin e tij:

A. Herë pas here e shihni vjedhurazi

B. E injoroni dhe vazhdoni të bisedoni dhe qeshni me zë të lartë

C. Largoheni dhe shihni nga dritarja

D. Gjeni një mënyrë të këndshme për të biseduar me të

 

Ndiheni e pakënaqur dhe me moral jo të mirë. Për të ngritur humorin:

A. Kërkoni miqësi të reja

B. I kërkon partnerit që të vijë t’ju takojë

C. Lexoni një roman dashurie

D. Projektoni se si të realizoni një ëndërr në sirtar

 

Për t’i dhënë fund një lidhjeje që nuk funksionon prej kohësh

A. I shkruani një letër

B. Zhdukeni nga qarkullimi

C. Prisni që t’ju lërë ai

D. E takoni dhe duke folur mundoheni që ai ta kuptojë vet se po e lini

Më shumë përgjigje A | Jeni besnike

Dëshironi që të ndani me partnerin çdo minutë të ditës. Në dashuri keni nevojë për siguri, qëndrueshmëri dhe harmoni. Për të arritur këto objektiva kërkoni një burrë që t’ju mbrojë. Problemi është se shpesh nevoja për ju qetësi bën të mos vlerësoni në mënyrë kritike karakteristikat e partnerit. Kujdes mos bini në kurthin e fjalëve të bukura dhe të mos e ngatërroni mirësjelljen me diçka më të rëndësishme dhe përfshirëse.

Më shumë përgjigje B | Nuk ju pëlqejnë lidhjet serioze

Jeni aktive, joshëse dhe shumë e shpejtë në konsumimin e një historie dashurie. Kur ju pëlqen dikush, nuk gjeni rehati derisa e bëni për vete. Por më pas largoheni, sepse keni frikë të përfshiheni në diçka më serioze dhe jetëgjatë. Për këtë arsye zgjidhni partnerë narcistë, të cilët mund t’i lini qetësisht kur pasioni të përfundojë. Kujdes mos largoni burrin e duhur, nga frika e lidhjeve dhe ndjenjave të qëndrueshme.

Më shumë përgjigje C | Jeni e heshtur dhe e qetë

Meshkujt duhet t’ju joshin më shumë se sa t’ju fitojnë. Është e vështirë t’ju kuptojnë dhe shpesh ashpërsia juaj është çarmatosëse për ata që ju afrohen. Kur përfshiheni në një lidhje në dy, keni nevojë për kohë që t’i jepni zë ndjenjave tuaja, si pozitivisht, ashtu dhe negativisht. Për këtë arsye preferoni heshtjen dhe qetësinë. Megjithatë, thellë-thellë keni shumë gëzim për të jetuar dhe dëshirë për të shijuar deri në fund lidhjen. Kërkoni vetëm që dikush të dallojë perlën që është e mbyllur brenda jush, e ruajtur në cepin më të thellë të qenies suaj.

Më shumë përgjigje D | Jeni plot fantazi

Jeni një vullkan idesh dhe ndjenjash. Ju tërheqin meshkujt interesantë, jo për muskujt apo për lekët, por për buzëqeshjen, mënyrën se si sillet, detajet edhe më të vogla. Imagjinata juaj shpaloset para ndjenjave. Por edhe kur ato marrin rrugë, nuk jeni të aftë të ndalni së fluturuari me fantazinë. Gjithmonë jeni të gatshëm që t’i jepni jetë një marrëdhënieje drithëruese dhe stimuluese.

BURIMI/ REVISTA PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al