2 Shkurt, 2018

Testohet me sukses vaksina që zhduk kancerin


Është testuar me sukses te njeriu një vaksinë që nxit sistemin imunitar tu kundërvihet të gjitha formave të kancerit. Kështu kanë deklaruar studiuesit e Universitetit të Stanfordit.

Këta të fundit kanë shtuar se bëhet fjalë për një vaksinë të nderuat nga kombinimi i dy ilaçeve ekzistuese që ndodhen në treg kundër tomorit.

Sipas studiuesve të Universitetit të Stanfordit, vaksina që ende ndodhet në fazën testuese, ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha rastet kur është provuar te njeriu.

“Testimi është i thjesht. Vaksina injektohet te masa tumoriale e pacientit, duke riaktivizuar qelizat e sistemit imunitar të “ringrihen” duke shkatërruar qelizat kancerogjene deri kur masa tumoriale është e shkatërruar e gjitha”, sqarojnë studiuesit.

Por nuk ndalet me kaq, studiuesit thonë se kanë vënë re që vaksina ka shkaktuar një efekt zinxhir në gjithë organizimin dhe sistemi i imunitetit ka shkatërruar të gjitha format e tumorit në të gjithë trupin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al