25 Shkurt, 2021

Tetë muajshe shtatzënë, Eliona Pitarka tregon me një video se si janë mëngjeset e saj tani


Eliona Pitarka është në muajin e tetë të shtatzënisë së parë dhe tashmë vogëlushja që pritet të vijë në jetë është rritur dhe lëvizjet e saj mund të ndjehen.

eliona pitarka (4)

Aktorja e humorit ndau sot në Instastory një video të bukur, ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Gjatë videos vihet re se barku “lëviz” në zona të caktuara pasi e vogla ndryshon pozicion.

eliona pitarka (2y)

Zgjimi më i bukur në botë”, shkroi Pitarka krahas videos, ku përkëdhel barkun e saj.

Eliona na prezantoi të gjithëve me bashkëshortin e saj pak kohë më parë, teksa publikoi disa imazhe të shkëputura nga fotosesioni që ka realizuar për shtatzëninë që t’i ketë si një ndër kujtimet më të bukura në jetë.

eliona pitarka (3)

Ajo ka treguar se të dy e kanë pritur shumë mirë lajmin e shtatzënisë dhe se dëshira e tyre e përbashkët ka qenë për një vajzë.

Partneri i aktores, ndryshe nga ajo, nuk i përket botës së televizionit dhe bën një punë tjetër përtej kësaj.

eliona pitarka (1)

Pozat me barkun e rrumbullakosur nuk mungojnë as në rrjetet e saj sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al