Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar në rrjetet sociale dhe në mediat rozë dhe po ashtu ndarja e tyre. Ata sot kanë krijuar lidhje të reja dashurie, madje Teuta ka edhe një vajzë tjetër me bashkëshortin e saj, Dionis.
Duke u nisur edhe nga fakti, që rrjetet sociale janë kthyer në trampolinë suksesi për personazhet e njohur, pasi jeta virtuale është një tjetër jetë e tyre ku pasqyrojnë gjithçka.
Nëse keni menduar që Teuta nuk flet me të dashurën e ish-burrit të saj, modelen Afrona Dika, keni gabuar. Mund t’ju duket e pabesueshme, por Teuta në rrjetin social “Instagram” ndjek Afrona Dikën, ndërsa Bleron jo. Mesa duket, Teuta është ende kureshtare të dijë si shkon jeta e tyre çift, nëpërmjet të dashurës së tij aktuale dhe jo atij vetë.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al