6 Mars, 2024

Tha se Meriton Mjekiqi i ka kërkuar s*ks treshe, ish-banori i “BBVIP” “plas bombën” në studio: Grimeri ka prova dhe do i publikojë…


Disa ditë më parë grimeri shqiptarë, Dario Dako deklaroi se Meriton Mjekiqi i kishte kërkuar për 3-she në hotel, ndërsa vëllai i moderatorit tregoi se do ngrejë një padi ndaj tij për shpifje, pasi sipas Rinorit këto akuza nuk janë të vërteta.V

Mirëpo ish-banori i “Big Brother”, Meridian Ramçaj ka treguar se grimeri ka biseda të rujatura si prova dhe do t’i publikojë ato kur të jetë e nevojshme për t’i vërtetuar se fjalët e tij janë të vërteta.

“Meritoni u përfol që ishte ndër ata persona që preferon treshe. Besoj që grimeri mund të ketë prova, sepse ai thotë që unë i kam të ruajtura mesazhe me screenshot te biseda, pastaj më ka bërë bllok. Kur është pyetur që të flasë më shumë ka thënë për këtë çështje, ka thënë jo sepse unë nuk dua që të marr më shumë vëmendje. Por nëse mua do më duhet për ta vërtetuar unë do ta vërtetoj të vërtetën. Meritoni duket që është natyrë pak qefli në këto gjëra.”– tha Ramçaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al