30 Prill, 2022

Tha se nuk do të luajë filma me të, Tolgahan Sayisman përballet me Almedën pas deklaratës. Ja reagimi i saj


Tolgahan Sayisman mund të luaj krah çdo aktoreje turke në një film por jo krah gruas së tij Almeda Abazi.

Ishte vetë ylli i serialeve turke i cili pak kohë më parë tha se nuk do të dëshironte të luante në të njëjtin film me partneren. Së fundmi Tolgahan ka realizuar filmin e tij të parë si producent me titull “Aynasiz Haluk” dhe realizoi premierën në Turqi, ku mes shumë të ftuarve nuk mungoi padyshim as bashkëshortja shqiptare dhe i biri Efe.

Një moment gazetarët u ndalën tek Tolgahan dhe e pyetën për deklaratën e tij. Ai e mohoi me shaka, ndërsa Almeda duke qeshur ia ktheu se as ajo nuk pranon të luajë me të.

Tolga: Jo, jo nuk e kam thënë (qesh)

Almeda: Po, po më erdhi në vesh ky lajm

Tolga: Thashetheme

Almeda: Si thashetheme? Gjithsesi nuk pranoj, nuk luaj, mos ki merak ti se nuk luaj (qesh). Unë e kam thënë dhe më përpara që nuk luaj me Tolgën.

Tolga: Mendoj këtu ta mbyllim!

Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me aktorin e njohur turk. Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë. Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se ka përparuar goxha falë ndihmës së Almedës.

Çifti e ka vizituar shpesh vendin tonë dhe jo më larg se verën e kaluar ata zgjodhën jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre të pushimeve. Dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al