Mbrëmjen e së mërkurës, çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham, ka festuar 19-vjetorin e martesës në një darkë romatike.
Që të dy postuan foto në rrjetet sociale, ku uronin njëri-tjetrin për ditën e veçantë të tyre.
“19 vite!!! X Të dua kaq shumë”, shkruan Victoria në foton e postuar në profilin e saj në “Instagram”.
“19 vite. Uau.. 19 vite më parë në këtë ditë, isha veshur nga koka tek këmbët me lejla. Gëzuar përvjetorin e martesës për bashkëshorten më të mirë dhe nënën e mrekullueshme.. Të dua”, shkruan David.
Teksa mediat e huaja shkruanin se çifti është në krizë e po diskutohet divorci, Victoria dhe David i hodhën poshtë këto thashetheme duke thënë se dashura për njëri-tjetrin është e madhe.
Madje zërat për krizë mes tyre u hodhën poshtë edhe nga miqtë e ngushtë të çiftit, të cilët shprehen se ata janë më të dashuruar se kurrë dhe kanë ditur të balancojnë dashurinë dhe karrierën.
Në vitin 1997, në një kështjellë në Irlandë, Victoria dhe David Beckham u betuan për dashuri të përjetshme. Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al