Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë përfolur shpesh për një romancë që kur ishin pjesë e programit “Për’puthen”.
Pasi Andi dhe Tea Trifoni dolën të përputhur, Melisa mori vendimin që të dilte nga programi vetëm pak javë pas kësaj.
Ish-konkurrentja u shpreh se nuk kishte tërheqje për asnjë nga djemtë në program, prandaj ishte më mirë për të që të largohej edhe sepse donte të fokusohej në disa projekte të tjera.
Mirëpo, pasi lidhja e Teas dhe Beartit doli në dritë, në rrjet nisën të qarkullonin edhe foto të Andit dhe Melisës duke kaluar kohë bashkë.
Së fundmi, Andi dhe Melisa kanë shkëmbyer një puthje pasiononte në buzë, në videoklipin e këngës së 23-vjeçares.
Pavarësisht fakteve të njëpasnjëshme, dyshja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike se janë me njëri-tjetrin. Madje, disa muaj më parë, gjatë një interviste, Melisa tha se me Andin janë thjesht miq dhe se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al