27 Shtator, 2024

Thanë se kishin plane për fëmijë! Sarah Berisha dhe PM do të martohen së shpejti? Ja detajet që ngritën dyshimet për një dasëm të mundshme


Dj PM, së fundmi ka postuar një foto në të cilën shfaqet me një kostum të zi dhe papion. Përbri ai shkruan: “A ka ndonjë dasëm vitin tjetër apo jo?”

Ishte partnerja e tij, Sarah Berisha, e cila me komentin e saj ka ngritur dyshimet se çifti së shpejti mund ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ajo shihet të komentojë një “gift” ku shfaqet një dorë me unazë në gisht.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar as fansave të cilët menjëherë kanë reaguar duke u përgjigjur : “Ti dhe Sara këtë vit 😀❤️🙏; Saraaaa dhe tiiiiiii❤️❤️; Kismet ty po të martojmë e pe kallim krejt😂”.

Kujtojmë që Sarah dhe Dj PM janë ndër çiftet më të ndjekura në “showbizz”-in tonë. Dyshja, e cila u lidh në “Big Brother” është përfolur shpesh se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, por të dy e kanë mohuar.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha, shprehu dëshirën që ajo dhe DJ PM të bëhen prindër. Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re. Në një intervistë për “Onima”, DJ PM është shprehur se e sheh veten baba dhe nuk do të jetë një lajm që do ta mbajnë të fshehtë.

“Ajo që më çudit në këtë debat është që unë s’kam parë që njeriu të fejohet tinëz. E di pse nuk e bëj? Sepse në njëfarë forme, njerëzit që na përkrahin dhe kanë dashur prej fillimit edhe mua, edhe Sarën sa kemi qenë në ‘Big Brother’, në njëfarë forme, e them në thonjëza, ua kemi borxh që t’ua tregojmë që kemi marrë një hap më të rëndësishëm në jetë, kemi marrë një hap më të madh kështu që nuk besoj që do të fejohemi dhe mos ta dijë askush, është e palogjikshme kjo.”

sarah berishasarah berisha1sarah berisha3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al