Edhe pse çifti ende nuk është shfaqur në rrjetet sociale, Chiara dhe Fedez e kanë kaluar ditën e Shën Valentinit bashkë.
Ndërsa lajmet për mosmarrëveshjen mes Fedez dhe Ferragni vazhdojnë të mbizotërojnë, çifti u shfaq së bashku për herë të parë që nga fundi i Sanremo 2023. Pas katër ditësh heshtje në të cilat Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj nuk u shfaqën kurrë pranë njëri-tjetrit (as në rrjetet sociale), çifti u fotografua së bashku në mbrëmjen e ditës së Shën Valentinit.
Orët e fundit është thënë gjithçka, nga aludimet se Fedez dhe Ferragni janë në krizë dhe gati për t’i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit, deri te të tjerë që sigurojnë se reperi dhe influencuesja tashmë kanë bërë paqe, por do të heshtin për të krijuar zhurmë rreth marrëdhënies së tyre. Këto janë teori krejtësisht absurde që nuk marrin parasysh faktin se Chiara Ferragni dhe Fedez janë dy njerëz normalë dhe, si të tillë, edhe ata debatojnë si çdo çift tjetër.
Chiaras nuk i pëlqeu puthja mes Rosa Chemical dhe Fedez që u zhvillua në Sanremo 2023, por pavarësisht kësaj Ferragni u tregua e zonja për të ruajtur qetësinë, edhe pse në një video të bërë po atë mbrëmje gjatë publicitetit, shihet qartë se si bashkëprezantuesja e festivalit të këngës dhe bashkëshorti i saj patën një diskutim pas puthjes.
Gjithsesi Chiara dhe Fedez kaluan mbrëmjen e Shën Valentinit së bashku, por pa e ndarë atë në rrjetet sociale, siç bënin më parë. Madje, këto ditë në faqen e Ferragnit në Instagram dhe në atë të bashkëshortit, postimet e përbashkëta janë zhdukur, duke lënë vend për selfie apo shkrepje në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Kjo heshtje e Chiara Ferragni dhe bashkëshortit të saj Fedez ka ngjallur jo pak shqetësim te mbështetësit e çiftit dhe fansat e tyre online.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al