10 Nëntor, 2017

Thellohet kriza brenda “Babastars”, largojnë njëri-tjetrin nga Instagrami


Ditë më parë një reagim i Albert Krasniqit në lidhje me disa pakënaqësi brenda labelit të njohur “Babastars”, bëri bujë të madhe në mediet rozë.

Alberti kishte publikuar një bisedë që ka zhvilluar në “Viber” me Getin ku i thotë se ai po merret më shumë me Majkun sa u përket datave ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël.

Por, duket se gjërat janë bërë edhe më serioze. Ata tashmë më as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Personat e vetëm që Alberti ndjek në Instagram nga labeli “Babastars”, janë Majku, Skivi dhe Agon Amiga, ndërsa nuk është as Geti e as Cozman.

Madje Alberti ka postuar edhe një fotografi me një mesazh ku shkruan se disa njerëz nuk janë ata që thonë se janë.

“Disa njerëz nuk janë ata që thonë se janë. Jini të kujdesshëm për kompaninë që mbani”, thuhej në këtë mesazh.

Kujtojmë se kohë më parë, Alberti ishte përfshirë në konfliktin e Cozman që kishte me Noizyn për të mbrojtur shokun e tij, të cilin tashmë e ka larguar nga lista e shokëve.

Ndryshe, Cozman këto ditë kishte reaguar me anë të një postimi që Babastars është familja e madhe për gjithë jetën, shkruan Express. “Per Ata qe si din do sene thi sis Lafamilia BABASTARS 4Life”, kishte lënë mbishkrim Cozman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al