19 Tetor, 2023

Theu rregullat në turneun e saj “Celebration”, Madona gjobitet me shumën marramendëse


Mbretëresha e Popit, Madonna ka nisur turneun e saj të shumëpritur “Celebration” i cili do vijojë në disa qytete në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të parashikojë 78 shfaqje.

Turneu filloi më 14 tetor 2023, në “O2 Arena” në Londër, Angli, dhe do të përfundojë më 24 Prill 2024, në “Palacio de los Deportes” në Meksikë.

Ditët e fundit ajo është përballur me një gjobë prej 346,239 eurosh pasi ka thyer një rregull kyç gjatë koncertit të saj në turneut të saj.

65-vjeçarja duhej të përfundonte shfaqjen e saj në orën 22:30, por orari u tejkalua deri në orën 23:00 dhe disa nga këngët e saj nuk u kënduan. Ngjarjet në arenë përfundojnë jo më vonë se ora 23:00 e hënë-e shtunë dhe jo më vonë se ora 22:30 të dielën.

Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të biletave me kalimin e viteve fitimi i parashikuar i Madonna-s për turneun “Celebration” mund të arrijë në 140.6 milionë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al