5 Qershor, 2022

Thibaut Courtois i bën propozimin romantik të dashurës gjatë pushimeve dhe ajo tha… Po


Ky vit është padyshim ndër më të bukurit e portierit të Real Madrid, Thibaut Courtois, jo vetëm në aspekt profesional por edhe në atë personal. 

Belgu do të martohet me të dashurën e tij modele Mishel Gerzig pasi i bëri një propozimi romantik. Courtois u gjunjëzua gjatë pushimeve në një mjedis mahnitës në një jaht dhe Gerzig pranoi të bëhej gruaja e tij për të përmbyllur javën e ëndrrave të portierit.

Supermodelja izraelite publikoi disa foto në mediat sociale gjatë propozimit të Courtois dhe shkroi : “Po, një jetë me ty.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mishel Gerzig (@mishelgerzig)

Dyshja u njohën në Instagram, ku belgu i shkroi Mishelit pasi i ra në sy bukuria e saj. Courtois bëri publike lidhjen e tij me të vitin e kaluar dhe çifti janë jashtëzakonisht mbështetës ndaj njëri-tjetrit.

Courtois e udhëhoqi Realin drejt titullit të tyre të 14-të ne Champions League një javë më parë me atë që u konsiderua si paraqitja më e mirë e një portieri në historinë e kompeticionit teksa ai u shpall “Njeriu i ndeshjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al