16 Janar, 2025

“Ti dhe nëna jote më keni…”- Vazhdon “drama” mes Cardi B dhe Offset, ja për çfarë e akuzon reperja ish-bashkëshortin e saj


Këngëtarja Cardi B ka akuzuar së fundmi, ish-bashkëshortin e saj Offset, se ai e kishte grabitur bashkë me nënën e tij.

Me anë të një postimi në Twitter, Cardi  ishte përgjigjur një thumbi të Offset ku i kishte thënë: “Nuk dua të dëgjoj asgjë nga ju pasi ju dhe nëna juaj më grabitët”.

Pas ndarjes së tyre, ish-çifti nuk janë aspak në marrëdhënie të mira dhe shpeshherë bëjnë postime duke fyer njëri-tjetrin.

Më pas ajo e ka paralajmëruar që të mos “luajë” me të, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes, për të cilën e akuzon.

 “Po, ti dhe nëna jote më grabitët në të ftohtë, mu nën hundë. Të thashë mos të luani më me mua”, ka vazhduar reperja.

Në një pjesë tjetër të live-it të saj, Cardi B ka përmendur se muzikanti nuk ka blerë as dhurata për fëmijët e tyre për Krishtlindje, ndërsa ka treguar se Offset deri në atë moment nuk kishte folur kurrë me vajzën e tyre, e cila lindi në shtator.

“Sapo thirre për të folur me vajzën tënde për herë të parë dje. Për të porsalindurin tuaj ” ka thënë reperja ndërsa ka shtuar: “Ju i doni fëmijët tuaj aq shumë sa nuk u keni blerë as dhurata për Krishtlindje”. Ish-çifti kanë së bashku tre fëmijë, Kulturen 6-vjeçare, Wave-n 3-vjeçare dhe vajzën e tyre disa muajshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al