11 Prill, 2022

“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte” Semi Jaupaj mesazh të koduar Donald Veshajt pas deklaratës së tij për Bora Zemanin?


Donaldi më në fund foli, Bora dhe Beatrix po heshtin, Semi po flet përmes teksteve të këngëve?

Duke qenë se historia e dashurisë mes këtyre tre personazheve është përcjell përmes muzikës, nuk është çudi që Semi po përpiqet t’i japë një mesazh ish-të dashurit të shoqes pas deklaratës së tij të fortë. (KLIKO) Fundja ajo ka qenë një hallkë jo pak e rëndësishme në zhvillimet e papritura të lidhjes së tyre.

Semi postoi në Instagram pak orë pas deklaratës së bujshme të Donaldit disa foto me mbishkrimin “Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”. Një fjali që mund të përshkruajë më së miri lidhjen e tij me Borën dhe ndjesitë që mund të mos jenë njësoj pas lidhjes së tij me Beatrix.

Semi e ka shoqëruar këtë fjali me një notë muzikore duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një tekst kënge. Por pyetja që ngrejnë shumë ndjekës është: Pse pikërisht sot ky veprim?

 

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.

Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.

Semi thotë se gjëra nuk janë njësoj, por kjo nuk përjashton mundësinë që Bora dhe Donaldi të rikthehen bashkë. Pak javë më parë në media u publikua një foto e makinës së Donaldit poshtë shtëpisë së Borës. E fill pas kësaj u përfol se ata do vijnë në një film së bashku.

Nga ana tjetër, Bora nuk ka bërë ende asnjë reagim. Ose thënë më mirë nuk ka bërë kurrë një reagim. E vetmja deklaratë e saja ishte një status në Instastory muaj më parë kur kërkonte që njerëzit të mirëkuptonin Donaldin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al