25 Nëntor, 2024

“Ti më hape zemrën”- Një vit më parë u diagnostikua me kancer, flet aktorja për sfidat e betejës më të vështirë të jetës! Ja ku e gjeti forcën më të madhe


Aktorja e njohur amerikane Olivia Munn, ka bërë së fundmi një postim teksa falenderon djalin e saj që e ka ndihmuar gjatë betejës së saj me kancerin.

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa tani vazhdon t’i nënshtrohet ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Krahas fotos së publikuar ajo shpjegon se sa shumë mbështetje e ka pasur të birin në periudhën më të vështirë të jetës.

Me rastin e ditëlindjes së tij, aktorja, përveç se e ka falenderuar, dhe e ka uruar djalin e saj 3 vjeçar.

Magic Malk mbush 3 vjeç sot. Kjo foto është bërë vitin e kaluar rreth kohës kur kuptova se kisha kancer në gji. Këtë herë, i kujtoj të gjitha me mall për shkak të këtij djali të vogël. Më bëri më të fortë dhe më të qetë në mënyra që nuk e dija se mund të isha. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ma hape zemrën”, shkruan Olivia ndër rreshta të ndjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by o l i v i a (@oliviamunn)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al