25 Prill, 2022

“Ti mos fol se…”- Cila është arsyeja e “zënkës” mes Sarah Berishës dhe Dj Pm


Pas daljes nga Big Brother VIP, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto apo video me njëri-tjetrin dhe në intervista kanë shprehur se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

Por, pavarësisht se ata mundohen të qëndrojnë privatë duke shumë kuriozitetin te fansat për të ditur se çfarë ndodh me ta, nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

Blogerja postoi në llogarinë e saj personale në Instagram nëj foto-album, ku shkruan:

“Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta.”

Por vëmendjen e mori komenti i ish-banorit të BBV, Dj PM.

“Vetëm 5 minuta a”- shkruan Dj i njohur, duke marrë gjithashtu një tjetër përgjigje nga Sarah.

“Ti mos fol se vonohesh për vet, Ciao”- shkruan ajo,

Komentet apo “zënka” e tyre, morën menjëherë pëlqime dhe reagime nga fansat e çiftit.

Sarah tha disa kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Dyshja ka takuar familjarët e njëri-tjetrit por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al