Gazetarja Lediona Xheladinaj dhe Gazmend Ujkashi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në “Post Big Brother”.
Ndonëse gara për çmimin e madh ka mbaruar, debatet dhe “thumbat” mes ish-konkurrentëve nuk kanë të mbaruar.
Teksa ish-banorët po diskutonin në studio për Meriton Mjekiqin dhe bashkëpunimet e tij me banorët në shtëpi, në një moment Gazi i tha Ledionës që nuk mund të flasë sepse sipas tij edhe gazetarja ka qenë “zar” i Julian Dedës.
“Zari i parë ke qenë ti”– iu kthye Lediona, ndërsa Juli i tha Gazit se ai ka qenë dashuria e tij e parë, duke nënkuptuar se bashkëpunimin e parë e ka pasur me të.
“Kemi qenë të dy njëlloj… të kam shërbyer unë ty? Apo më ke shërbyer?”– e pyeti Gazi, duke treguar se tashmë nuk ka asnjë ndryshim nga Juli sepse ai nuk është shpallur fituesi i “BBV”.
Pjesë nga debati:
Gazi: Ti s’mund të flasësh për bashkëpunime, se ke qenë zari i Jul Dedës
Lediona: Zari i parë ke qenë ti
Gazi: Kjo zarja nuk mund të flasë për bashkëpunimet e Meritonit me të dashurën se ka qenë zar i jul Dedës
Juli: Dashuria e parë e imja je ti
Gazi: Kemi qenë të dy njëlloj… të kam shërbyer unë ty? Apo më ke shërbyer?
Juli: Po ç’lidhje ka me shërbim? Ku më ka shërbyer ajo mua? Ke pas të drejtë ti, ndaj ke dalë.
Gazi: Tani thua jam unë fituesi, s’ke asnjë ndryshim nga unë, se nuk ke fituar asgjë më shumë se unë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al