14 Mars, 2022

Tina Kunakey dhe Vincent Cassel shfaqet më të dashuruar se kurrë në “Javën së Modës”, Paris


Vincet Casel dhe Tina Kunakey thuajse gjatë gjithë vitit qe lamë pas e kanë kaluar thuajse të gjithë kohën në plazhet e Brazilit në shoqërinë e vajzës së tyre të vogel, Amazonie.

 

Megjithatë, duket se së fundmi ata janë kthyer në Paris për t ju rikthyer punëve të tyre.

Në “Javën e Modës” Paris ata u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit duke treguar kështu edhe një herë se gjërat mes tyre po ecin më mirë se kurrë.

Vincent dhe Tina kanë ecur në mes të turmës dhe fotografëve duke u mbajtur dorë për dore me një look casual.

Kur dyshja u fejuan, të gjithë fansat dhe miqtë e afërt mendonin se lidhja e tyre nuk do të zgjaste shumë, kjo edhe për shkak të diferencës së moshës.

Tina ishte një modele e re dhe e bukur, ndërsa Vincet një aktor mjaft i talentuar 30 vite më i madh se ajo, ish-bashëkshorti i Monica Belluci-t.

Ata e kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në Biarritz.

J

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al