2 Qershor, 2022

Tjetër goditje për Amber Heard/ Peticioni për largimin e aktores nga “Aquaman” arrin numër rekord nënshkrimesh


Sërish lajme të këqija për Amber Heard! Miliona fansa të ‘Aquaman’ kanë vendosur tashmë se duan që ajo të shkëputet nga roli që ka në film dhe po nënshkruajnë një peticion i cili ka arritur një numër rekord.

Peticioni ka marrë më shumë se 4.4 milionë nënshkrime dhe po arrin pothuajse 4.5 milionë, gjë që do ta bënte atë një nga peticionet më të nënshkruar në historinë e Change.org. Dokumenti online pretendon se gjyqi i Johnny Depp kundër Heard e ka ekspozuar atë si një dhunuese në familje, duke e bërë të papërshtatshme për të qenë në ekran në filmin e drejtuar nga Jason Mamoa .

TMZ raporton se personazhi që luhet nga Heard, Mera, ka vetëm rreth 10 minuta kohë në ekran në “Aquaman and the Lost Kingdom”, por duket se 4.4 milionë njerëz mendojnë se 10 minuta janë shumë për të.

Natyrisht, peticioni i Change.org nuk ka peshë reale pasi Amber ka një kontratë dhe me siguri do të mbetet në film, por studiot mund t’i kushtojnë vëmendje reagimit kur bëhet fjalë për vendimet e ardhshme të kastit të lidhur me Amber.

Ndërkohë kujtojmë se Amber Heard humbi edhe gjyqin kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, të cilit duhet t’i paguajë në total 8.5 milionë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al