7 Korrik, 2021

Tjetër rekord ndërtimi në Kinë/ Punonjësit “formojnë” pallatin 10 katësh për 28 orë e 45 minuta


ndertimi-kine

Kina njihet shpesh për rekorde në fushën e ndërtimit të strukturave të mëdha, në një kohë shumë të shkurtër. Së fundmi, një kompani kineze, arriti të ndërtojë një pallat 10 katësh për vetëm 28 orë e 45 minuta.

Kompania “Broad Group” ka publikuar një video ku tregohen në mënyrë të përshpejtuar të gjitha hapat për ngritjen e kësaj strukture në qytetin Changsa.

Çelësi i këtyre ndërtimeve qëndron pas teknologjisë së ndërtimeve të parafabrikuara. Pra, blloqet e strukturës që jepen edhe në video, janë të prodhuara më parë në fabrikën e kompanisë së ndërtimit.

Më pas, ato transportohen si kontenierë në kantierin e ndërtimit dhe vendosen sipër njëra-tjetrës duke formuar struktura.

Broad Group, kompania e cila realizoi këtë ndërtesë, me herët në vitin 2015 ndërtoi në kohë reale një kullë 57-katshe, të cilën e përfunduan brenda 19 ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al