24 Tetor, 2017

Tjetër skandal seksual në Hollywood, regjisori i njohur akuzohet nga 40 femra


Pas skandalit seksual që përfshiu Hollywood-n ditë më parë, referuar manjatit të filmave Harey Weinstein duket se në Hollywood është gati duke plasur një tjetër skandal i këtyre përmasave. Pikërisht në kohën kur akuzat për të sa vijnë e shtohen, një tjetër regjisor i kandiduar për Oskar vihet në shënjestër të akuzave të ngjashme.

Gati 40 femra akuzojnë James Toback për ngacmime seksuale. Gazeta amerikane “Los Angeles Times” tha se të paktën 31 prej tyre kishin treguar eksperiencat përgjatë 3 dekadave. Producenti, i cili tani është 72 vjeç mohon pretendimet dhe thotë se nuk kishte takuar asnjë prej femrave në fjalë. “Nëse e kam bërë ka qenë vetëm për 5 minuta e nuk mbaj mend gjë”, ishin fjalët e tij.

Skenaristi dhe regjisori u kandidua për çmim Oskar në kategorinë e skenarit më të mirë për filmin “Bugsy” të vitit 1991.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al