Thuajse të gjithë jemi të njohur me teorinë se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigand goditi tokën. Por kjo teori ka ngritur gjithnjë pyetjen se si u zhdukën dinozaurët, të cilët nuk u prekën nga vala goditëse, speciet të cilat jetonin nën tokë apo në det, të cilat i kanë shpëtuar fuqisë vrastare që krijoi përplasja e asteroidit në tokë.Sipas një grupi shkencëtarësh, asteoridi ka rënë mbi Meksikën e sotme duke sjellë një sërë tërmetesh, cuname dhe aktivizimin e një sërë vullkanesh.
Zjarret e shkaktuara krijuan një sasi jashtëzakonisht të lartë të blozës në ajër, duke errësuar Tokën. E sipas tyre, kjo blozë mund të ketë qëndruar në atmosferë për afro 2 vite, duke sjellë kështu uljen e ndjeshme të temperaturave, e për rrjedhojë edhe zhdukjen e 3/4 të specieve në rruzullin tokësor, kryesisht dinozaurët. /Lajmi.net/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al